Profili

CMS INDUSTRY SHPK është një ndërmarrje e krijuar si rezultat i nje eksperience pune dhe pasioni shumë vjecar të titullarëve të saj në Itali, si dhe makinerive moderne që kjo kompani ka në dispozicion. Kompanıa plotëson të gjıtha kërkesat tekniko - profesionale të klientëve të saj ne fushën e projektimit, konstruksionit dhe montimit të strukturave metalike të nivelit industrial dhe civil. Nëpërmjet teknologjise më bashkohore, CMS INDUSTRY është e gatshme te operoje në sektorët: Energjitik, Petrolkimik, Metalurgjik, Impiante Industriale, Komplekse Tubacionesh të të gjitha fushave, Oil, Gaz, Mjete Lundrimi Etj.

Ku mund të na gjeni

Ndërmarrja jonë është e vendosur ne një ndër arteriet kryesore të komunikacionit që lidh Veriun, Qëndrën dhe Jugun, në nje zonë strategjike të zhvillimit industrial të Shqipërise, Xhafzotaj (Dalja Fllake) 800 metra nga autostrada kryesore që lidh Durrësin me Tiranën dhe anasjelltas, ose rruga nacionale Durrës - Shijak tek rruga e Fllakes. Ne jemı 5 Km nga porti Detar më i rëndesishëm i vendit, ai i Durrësit, dhe 25 km nga kryeqyteti dhe Aeroporti. CMS INDUSTRY ka një vendodhje që sıguron avantazh të madh ne komunikim, qarkullimin e prodhimit, materialeve të para, porosive të klientëve dhe furnitorëve tanë, duke mundësuar transport tokësor, hekurudhor, detar dhe ajror sa më të mirë. Ne zhvillojme aktivitetin në nje sipërfaqe prej rreth 3'000 m2 ku gjendet ndërmarrja së bashku me zyrat teknike të projektimit dhe realizimit, nje sıperfaqe prej 1500 m2 është e pajisur me vinc urë me kapacitet 10 ton dhe një hapesirë tjeter për pastrimin dhe lyerjen e prodhimeve tona.

Kompania jonë përbëhet nga një staf I specializuar inxhinieresh, teknikesh dhe specialistësh të aftë të përballojnë projekte nga më të thjeshtat deri tek ato me të ndërlıkuara. Stafı është ı aftë të realızoje dhe materıalızojë idetë e ndryshme të klientëve tane, duke ju përmbajtur ne të njëjten kohe normave e ligjeve kombëtare dhe atyre Evropiane.

Shërbimet

Gamë e gjërë shërbimesh ndaj klientëve ku përshihen :

Karpenteri industriale dhe Civile

Kapanone

Projektim, prodhim, riparim dhe instalim të pajisieve, makinerive, linja të industrisë minerare, Energjitike, Metalurgjike, Petrolkimike, Anijeve, Riciklimit (xhamit, plastikës, drurit, letres) etj, Filtra industrialë ventilimi, Depozita nën presion ose jo, Piping etj.

Projektim dhe prodhim të Cisternave dhe Silos të dimensioneve dhe kapaciteteve te ndryshme.

Projektim, prodhim dhe instalim të Mbikalimeve Rrugore, Urave,Mjeteve Lundruese etj.